A je grua ndërmarrëse apo ke një ide biznesi dhe dëshiron të mësosh si t’i përdorësh mjetet digjitale në mënyrë të sigurt, të mbrosh biznesin tënd online dhe të përdorësh teknologjinë për ta organizuar më mirë biznesin?
Bashkohu në Modulin 6: Mjetet Digjitale dhe Siguria Online për Biznes, ku do të mësosh në mënyrë praktike si të përdorësh pagesat dhe mjetet digjitale, të mbrosh llogaritë dhe të dhënat e biznesit, të dallosh rreziqet online dhe të përdorësh Inteligjencën Artificiale (AI) në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.
Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen:
- 💳 Pagesat digjitale dhe përdorimi i tyre në biznes.
- 📱 Mjete të thjeshta digjitale për organizimin e biznesit.
- 📂 Organizimi dhe ruajtja e dokumenteve online.
- 🔐 Si të krijoni dhe menaxhoni fjalëkalime të sigurta.
- 🔑 Mbrojtja e llogarive dhe të dhënave të biznesit.
- 🚨 Si të dalloni mashtrimet dhe mesazhet e dyshimta online.
- 🛡️ Si të mbroni të dhënat e klientëve tuaj.
- 🤖 Si ta përdorni AI për nevojat e biznesit.
- ⚖️ Përdorimi i sigurt dhe i përgjegjshëm i AI dhe teknologjisë.
- ✅ Këshilla praktike për një biznes më të sigurt në internet.
📅 Data e trajnimit: 02 tetor 2026
⏰ Ora: 11:00 – 13:00
💻 Platforma: Google Meet
🗓️ Afati i fundit për aplikim: 01 tetor 2026
🎓 Certifikatë online për modul
Linku për aplikim: https://forms.gle/FQiRGfT7E3QW389t7
Ky trajnim është pjesë e projektit të mbështetur nga Digital Democracy Initiative, me donatorët CIVICUS, Metamorphosis, TechSoup dhe Digital Activism Program, dhe implementohet nga OJQ Yellow.