Trajnimi Online (falas): Marketingu Digjital dhe Mjetet Digjitale

A je grua ndërmarrëse apo ke një ide biznesi dhe dëshiron të mësosh si ta promovosh biznesin tënd online dhe të përdorësh mjetet digjitale për të arritur më shumë klientë?

Bashkohu në Modulin 5: Marketingu Digjital dhe Mjetet Digjitale, ku do të mësosh në mënyrë praktike si të krijosh prezencë profesionale online, të promovosh produktet apo shërbimet e tua, të përdorësh rrjetet sociale dhe mjetet digjitale për të rritur dukshmërinë, komunikimin dhe shitjet e biznesit.

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen:

  • Bazat e marketingut digjital për bizneset e vogla.
  • Si të identifikoni klientin dhe audiencën tuaj të synuar.
  • Si të krijoni një prezencë profesionale të biznesit në rrjetet sociale.
  • Facebook, Instagram dhe platformat tjera – si t’i përdorni për biznes.
  • Si të krijoni përmbajtje që tërheq dhe angazhon klientët.
  • Përdorimi i Canva dhe mjeteve të tjera digjitale për krijimin e përmbajtjes.
  • Si të promovoni produktet dhe shërbimet tuaja online.
  • Bazat e reklamimit të paguar në rrjetet sociale.
  • Përdorimi i mjeteve digjitale për komunikim dhe organizim të biznesit.
  • Gabimet më të shpeshta në marketingun digjital dhe si t’i shmangni.

📅 Data e trajnimit: 22 shtator 2026
⏰ Ora: 11:00 – 13:00
💻 Platforma: Google Meet
🗓️ Afati i fundit për aplikim: 21 shtator 2026
🎓 Certifikatë online për modul

Linku për aplikim: https://forms.gle/waD5mT3yYVi1dgsu6

Ky trajnim është pjesë e projektit të mbështetur nga Digital Democracy Initiative, me donatorët CIVICUS, Metamorphosis, TechSoup dhe Digital Activism Program, dhe implementohet nga OJQ Yellow.