Trajnim Online Falas: Tatimet, Buxhetimi dhe Menaxhimi i Shpenzimeve

A je grua ndërmarrëse apo ke një ide biznesi dhe dëshiron të kuptosh më mirë detyrimet tatimore dhe të menaxhosh shpenzimet e biznesit në mënyrë më efikase?

Bashkohu në Modulin 3: Tatimet, Buxhetimi dhe Menaxhimi i Shpenzimeve, ku do të mësosh si të planifikosh buxhetin, të menaxhosh shpenzimet me zgjuarsi dhe të jesh në

përputhje me detyrimet tatimore të biznesit tënd.

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen:
– Detyrimet tatimore të biznesit
– Buxhetimi dhe planifikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve
– Klasifikimi i shpenzimeve të domosdoshme dhe jo të domosdoshme
– Menaxhimi i shpenzimeve për rritjen e fitimit
– Ushtrim praktik: Hartimi i buxhetit mujor të biznesit

📅 Data e trajnimit: 28 korrik 2026
⏰ Ora: 11:00 – 13:00
💻 Platforma: Google Meet
🗓️ Afati i fundit për aplikim: 27 korrik 2026
🎓 Certifikatë online për modul

Ky trajnim është pjesë e projektit të mbështetur nga Digital Democracy Initiative, me donatorët CIVICUS, @metamorphosis.foundation , TechSoup dhe Digital Activism Program, dhe implementohet nga OJQ Yellow.

Linku për aplikim: https://forms.gle/drrwNyEyrhLuddcp6