Trajnim Online Falas: Llogaritja e Fitimit & Vendosja e Çmimeve

Bashkohu në Modulin 2: Llogaritja e Fitimit & Vendosja e Çmimeve, trajnim praktik nga OJQ Yellow, ku do të mësosh si të llogaritësh kostot, të vendosësh çmime të drejta dhe të shmangësh gabimet që ulin fitimin e biznesit.

🎯 Qëllimi i trajnimit:
Të mësohet si vendosen çmime që sjellin fitim real.

📌 Përmbajtja:
✅ Si llogaritet kostoja e produktit/shërbimit
✅ Vendosja e çmimeve
✅ Gabimet që ulin fitimin
✅ Ushtrim praktik: llogaritja reale e çmimit për një produkt ose shërbim

📊 Formula bazë:
Fitimi = Të hyrat − Shpenzimet

📅 Data: 12 qershor 2026
Ora: 11:00 – 13:00
💻 Platforma: Google Meet
🎓 Certifikatë online për module
Afati i aplikimit: 11 qershor 2026

🔗 Apliko këtu: https://forms.gle/zrpkLvciGrkJe1tk9

Projekti “Edukimi Financiar Digjital për Gratë Ndërmarrëse” mbështetet përmes skemës së granteve Digital Spark, si pjesë e projektit Regional Support Mechanism EECA, i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Digital Democracy Initiative (DDI).