THIRRJE PËR MENTORIM INDIVIDUAL ONLINE (FALAS)

Për gra ndërmarrëse me biznese aktive

Ke një biznes aktiv dhe dëshiron mbështetje profesionale për ta menaxhuar dhe zhvilluar më mirë?

OJQ Yellow fton gratë ndërmarrëse që kanë biznese aktive të aplikojnë për Programin e Mentorimit Individual Online, i cili ofron mbështetje praktike dhe të personalizuar sipas nevojave dhe sfidave konkrete të biznesit të secilës pjesëmarrëse.

Në kuadër të programit do të përzgjidhen 30 gra ndërmarrëse, të cilat do të përfitojnë mentorim individual online me mentor/e profesional/e.

Fushat e mentorimit

Mentorimi do të përshtatet sipas nevojave konkrete të biznesit dhe mund të përfshijë:

  • Planifikimin e biznesit;
  • Buxhetimin dhe planifikimin financiar;
  • Menaxhimin e të hyrave dhe shpenzimeve;
  • Përcaktimin e kostos dhe çmimit të produkteve/shërbimeve;
  • Marrjen e vendimeve financiare;
  • Pagesat dhe mjetet digjitale;
  • Përdorimin e mjeteve digjitale për zhvillimin e biznesit;
  • Sfida të tjera praktike që lidhen me menaxhimin financiar dhe digjital të biznesit.

Kush mund të aplikojë?

Për këtë program mund të aplikojnë:

  • Gratë ndërmarrëse që aktualisht kanë biznes aktiv;
  • Gratë që ushtrojnë aktivitet ekonomik të rregullt, përfshirë bizneset që operojnë nga shtëpia;
  • Gratë që kanë nevojë për mbështetje konkrete për përmirësimin e menaxhimit financiar ose digjital të biznesit të tyre.

Pjesëmarrja është FALAS.

📌 Do të përzgjidhen vetëm 30 gra ndërmarrëse.

Linku për aplikim: https://forms.gle/ystGxwCD7PaBGdL99

Afati i fundit për aplikim: 05 shtator 2026

Programi realizohet nga OJQ Yellow në kuadër të projektit “Digital Financial Literacy for Women Entrepreneurs”.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të mbështetur nga Digital Democracy Initiative, me donatorët CIVICUS, Metamorphosis, TechSoup dhe Digital Activism Program, dhe implementohet nga OJQ Yellow.