Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve për qeverisje pjesëmarrëse dhe inovacion në rrugët e arsimit dhe aftësimit profesional (AAP/VET), ftojmë institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e trajnimeve në Kosovë që të plotësojnë Pyetësorin për Analizën e Nevojave për Trajnim.
Ky pyetësor realizohet nga OJQ Yellow në kuadër të projektit GOVER-NET (Referenca: 101242723), i zbatuar përmes Programit Erasmus+.
Qëllimi i tij është të identifikojë kompetencat aktuale, sfidat dhe nevojat për trajnim në fushën e qeverisjes pjesëmarrëse, bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe përmirësimit të shërbimeve publike lokale.
Plotësimi zgjat vetëm 10–15 minuta
Përgjigjet trajtohen me konfidencialitet të plotë
Pyetësori zhvillohet në të gjithë territorin e Kosovës
Kontributi juaj është shumë i rëndësishëm për hartimin e aktiviteteve sa më relevante, gjithëpërfshirëse dhe të përshtatura me nevojat reale në kuadër të projektit.
Plotësoni pyetësorin këtu: https://forms.gle/1NXXeNWeDFhnYDiJ8