OJQ Yellow fton gratë ndërmarrëse dhe gratë që kanë ide biznesi të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtorinë praktike: “Nga Ideja te Numrat – Menaxhimi Financiar Praktik i Biznesit”
Kjo punëtori është krijuar për t’ju ndihmuar që njohuritë financiare t’i zbatoni drejtpërdrejt në biznesin ose idenë tuaj.
Gjatë punëtorisë do të punojmë praktikisht në:
- identifikimin e kostove reale të biznesit;
- llogaritjen e kostos së produktit ose shërbimit;
- përcaktimin e çmimit të shitjes;
- përgatitjen e një buxheti të thjeshtë mujor;
- analizimin e të hyrave, shpenzimeve dhe fitimit;
- përgatitjen e një plani financiar 30-ditor;
- shkëmbimin e përvojave dhe networking me gra të tjera ndërmarrëse.
Kush mund të aplikojë?
Mund të aplikojnë:
- gratë që kanë biznes aktiv;
- gratë që zhvillojnë aktivitet ekonomik nga shtëpia;
- gratë që janë në fazat fillestare të biznesit;
- gratë që kanë një ide konkrete biznesi dhe dëshirojnë ta zhvillojnë atë.
📍 Vendi: Prishtinë
📅 Data e punëtorisë: 15 shtator 2026
💶 Pjesëmarrja: FALAS
Linku për aplikim: https://forms.gle/gNmgAAPnyGZXH2KS6
📌 Afati i fundit për aplikim: 14 shtator 2026
Numri i vendeve është i kufizuar.
Ky aktivitet është pjesë e projektit të mbështetur nga Digital Democracy Initiative, me donatorët CIVICUS, Metamorphosis, TechSoup dhe Digital Activism Program, dhe implementohet nga OJQ Yellow.