Për Yellow

Për OJQ Yellow

OJQ Yellow është organizatë joqeveritare që punon për fuqizimin e të rinjve, grave dhe komuniteteve në Kosovë përmes edukimit, trajnimeve, mentorimit dhe aktiviteteve zhvillimore.

Misioni

Misioni ynë është të fuqizojmë të rinjtë, gratë dhe komunitetet përmes edukimit, zhvillimit të aftësive dhe pjesëmarrjes aktive, duke krijuar mundësi për zhvillim personal, profesional dhe ekonomik.

Vizioni

Vizioni ynë është një shoqëri ku çdo individ ka mundësi të zhvillojë potencialin e tij, të jetë aktiv në komunitet dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Qëllimi

Qëllimi i OJQ Yellow është të krijojë mundësi për mësim, zhvillim, punësim, sipërmarrje dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri, me fokus të veçantë te të rinjtë, gratë dhe grupet me më pak mundësi.

Përmes trajnimeve, mentorimit, punëtorive, aktiviteteve rinore dhe projekteve vendore e ndërkombëtare, Yellow punon në fusha si orientimi në karrierë, sipërmarrja, aftësitë digjitale, edukimi financiar, marketingu, qytetaria aktive, përfshirja sociale dhe mbrojtja e mjedisit.

Përmes bashkëpunimit me organizata dhe institucione në Kosovë dhe jashtë saj, synojmë të krijojmë mundësi të reja dhe ndikim pozitiv e të qëndrueshëm në komunitet.

__________________________________________________________________________

Ekipi ynë

Ekipi i OJQ Yellow përbëhet nga profesionistë dhe të rinj të angazhuar, të cilët sjellin përvojë dhe ekspertizë në menaxhimin e projekteve, financa, administratë, teknologji, edukim joformal dhe punë me të rinjtë.

Stafi ynë ka përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve vendore dhe ndërkombëtare, organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve edukative, si dhe në bashkëpunimin me organizata, institucione dhe partnerë të ndryshëm.

Në punën tonë vlerësojmë profesionalizmin, bashkëpunimin, kreativitetin dhe përkushtimin, me synim që çdo aktivitet dhe projekt të krijojë rezultate konkrete dhe ndikim pozitiv në komunitet.

Stafi dhe bashkëpunëtorët

Fatlum Gogiqi
Executive Director / Project Coordinator

Donika Iseni
Project Coordinator / Finance & Administration

Lamija Softic
Project Coordinator – Yellow Talks

Melos Kuqi
IT & Administrative Assistant

Fitim Gashi
External Project Associate

Zena Pacolli
External Project Associate

Vullnetarët

Albina Peci
Volunteer / Brand Ambassador – Yellow Talks

Sara Dervishaj
Volunteer Fundraising Ambassador – Albanian Giving Week/Yellow

Rron Jerliu
Volunteer

 

PARTNERET TANE: