Moduli 4. – Trajnimi Online (falas): Aspektet Ligjore për Bizneset e Vogla

A je grua ndërmarrëse apo ke një ide biznesi dhe dëshiron të kuptosh më mirë aspektet ligjore për të ndërtuar një biznes të sigurt dhe në përputhje me ligjin?

Bashkohu në Modulin 4: Aspektet Ligjore për Bizneset e Vogla, ku do të mësosh si të zgjedhësh formën juridike më të përshtatshme, të regjistrosh biznesin, të mbrosh interesat e tij përmes kontratave, të përmbushësh detyrimet ligjore dhe tatimore, si dhe të zhvillosh biznesin tënd në mënyrë të sigurt dhe profesionale në mjedisin digjital.

Gjatë këtij trajnimi do të trajtohen:

– Si të zgjidhni formën juridike më të përshtatshme për biznesin tuaj.
– Çfarë duhet të dini për regjistrimin e biznesit.
– Të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore të sipërmarrëses.
– Detyrimet tatimore dhe administrative që çdo biznes duhet t’i njohë.
– Si ta mbroni biznesin përmes kontratave dhe marrëveshjeve të qarta.
– Marrëdhëniet me klientët, furnitorët dhe punonjësit.
– Si të organizoni dhe ruani dokumentacionin financiar e ligjor të biznesit.
– Si ta zhvilloni biznesin në mjedisin digjital në përputhje me ligjin.
– Gabimet ligjore më të shpeshta në bizneset e vogla dhe si t’i shmangn  .

 Data e trajnimit: 18 gusht 2026
 Ora: 11:00 – 13:00
 Platforma: Google Meet
 Afati i fundit për aplikim: 17 gusht 2026
 Certifikatë online për modul

APLIKO TANI: https://forms.gle/YHnsAVHkZ6z38wFh9

Ky trajnim është pjesë e projektit të mbështetur nga Digital Democracy Initiative, me donatorët CIVICUS, Metamorphosis, TechSoup dhe Digital Activism Program, dhe implementohet nga OJQ Yellow.