Moduli 2. – Trajnim Online Falas: Llogaritja e Fitimit & Vendosja e Çmimeve

Bashkohu në Modulin 2: Llogaritja e Fitimit & Vendosja e Çmimeve, trajnim praktik nga OJQ Yellow, ku do të mësosh si të llogaritësh kostot, të vendosësh çmime të drejta dhe të shmangësh gabimet që ulin fitimin e biznesit.

 Qëllimi i trajnimit:
Të mësohet si vendosen çmime që sjellin fitim real.

 Përmbajtja:
 Si llogaritet kostoja e produktit/shërbimit
 Vendosja e çmimeve
 Gabimet që ulin fitimin
 Ushtrim praktik: llogaritja reale e çmimit për një produkt ose shërbim

 Formula bazë:
Fitimi = Të hyrat − Shpenzimet

 Data: 12 qershor 2026
 Ora: 11:00 – 13:00
 Platforma: Google Meet
 Certifikatë online për module
 Afati i aplikimit: 11 qershor 2026

 Apliko këtu: https://forms.gle/zrpkLvciGrkJe1tk9

Projekti “Edukimi Financiar Digjital për Gratë Ndërmarrëse” mbështetet përmes skemës së granteve Digital Spark, si pjesë e projektit Regional Support Mechanism EECA, i implementuar nga Metamorphosis Foundation dhe TechSoup, në partneritet me CIVICUS dhe në kuadër të Digital Democracy Initiative (DDI).