Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se tashmë është hapur Platforma Evropiane e Trajnimit dhe Certifikimit – EmpowHer MOOC, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Nëse dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja dhe të fitoni njohuri praktike që kontribuojnë në karrierën dhe zhvillimin tuaj personal, ju ftojmë të regjistroheni në këtë platformë falas.
Platforma ofron:
– Video leksione interaktive
– Webinarë me ekspertë ndërkombëtarë
– Mësim fleksibil – në ritmin tuaj
– Certifikatë evropiane pas përfundimit të kursit
– Qasje nga çdo pajisje, në çdo kohë dhe nga çdo vend
Regjistrohuni dhe filloni mësimin sot: https://empowher.mooctraining.eu
Platforma është zhvilluar në kuadër të projektit EmpowHer, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, me pjesëmarrjen e OJQ Yellow si partner në zbatimin e projektit.